Tensione para Kuvendit në Shqipëri, opozita tenton të hyjë me forcë

Ka pasur tensione para Kuvendit të Shqipërisë të enjten, kur deputetët e opozitës u përpoqën të futeshin me forcë, duke u përballur me gardianët, ndërsa deputetja Elda Hoti u përjashtua nga seanca pas një incidenti me sende të dyshimta

Foto: Top Channel

Tensione ka pasur të enjten përpara Kuvendit të Shqipërisë, ku deputetët e përjashtuar të opozitës tentuan të hyjnë me forcë.

Ata u paraqitën me një slogan në duar që thoshte: “Edi Rama Mafia.”

Përplasje ndodhën mes deputetëve dhe efektivëve të gardës në hyrje të Kuvendit, i cili ishte rrethuar me gardh metalik për të parandaluar hyrjen e opozitarëve.

Ndërkohë, brenda në seancën plenare, deputetët opozitarë që ishin të pranishëm grumbulluan karrige te foltorja në shenjë proteste.

Një incident ndodhi kur deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, u përjashtua nga seanca pasi u akuzua se hodhi lëndë të dyshimtë.

Ajo e mohoi akuzën dhe sqaroi se ishte një aromatizues, duke bërë thirrje që prokuroria të verifikojë ngjarjen.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika