Tensionet në Lindje të Mesme-Biden anulon vizitën në Jordani, udhëton drejt Izraelit

Një sulm raketor mbi një spital në Gaza rezultoi në vdekjen e mbi 500 personave, kjo bëri që të eskaloj konflikti Izrael-HAMAS, por edhe duke rritur tensionet në tërë Lindjen e Mesme me ç'rast presidenti amerikan anuloi vizitën në Jordani për të udhëtuar drejt Izraelit

Joe Bidennë bordin e Air Force One

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden ka anuar udhëtimin e tij për në Jordani ku kishte planifikuar një takim me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, Presidentin Abbas të Autoritetit Palestinez dhe Presidentin Sisi të Egjiptit lidhur me luftimet mes Izraelit dhe HAMAS-it në Gaza.

Mirëpo, një sulm raketor që ndodhi mbi një spital në Gaza mbrëmjen e së martës së 17 tetorit, ku mbetën të vrarë mbi 500 persona përshkallëzoi situatën jo vetëm mes Izraelit dhe Palestinës, por në tërë rajonin e Lindjes së Mesme dhe jo vetëm.

“Presidenti dërgoi ngushëllimet e tij më të thella për jetët e pafajshme të humbura në shpërthimin e spitalit në Gaza dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

“Ai mezi pret të konsultohet personalisht me këta udhëheqës së shpejti dhe ra dakord të mbetet i angazhuar rregullisht dhe drejtpërdrejt me secilin prej tyre gjatë ditëve në vijim”, thuhet më tej në njoftim.

Por, presidenti Biden menjëherë është nisur në drejtim të Izraelit për t’u takuar me kryeministrin Benjamin Netanyahu lidhur me zhvillimet në rajon.

Nga ana tjetër, ambasadat e Izraelit janë sulmuar në disa shtete të Lindjes së Mesme nga protestues të shumtë, madje ambasadës izraelite në Aman është tentuar ti vihet flaka, por që autoritet policore kanë arritur ta pengojnë një gjë të tillë.

Gjithashtu, në Liban një turmë e madhe ka mësy ambasadën amerikane ku po bëjnë përpjekje për ti vënë flakën.

Asaj turme është duke iu bashkuar një kolonë shumë e madhe.

Në Turqi, në Ankara dhe në Stamboll kanë filluar protesta masive  kundër Izraelit. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin për sulmin në spitalin në Gaza ku kanë humbur jetën më shumë se 500 persona.

Nga ana tjetër të gjitha partitë politike në parlamentin turk kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të dënuar Izraelin për sulmin në spitalin e Gazës e të cilin Tel Avivi po e kundërshton duke thënë se Xhihadit Islamik i ka dështuar njëra nga raketat e nisura në drejtim të Izraelit.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika