Tensionet në veri, ish-kryediplomati shqiptar: Teatër i madh politik, Kurti u tregua i pamatur

"Kurti ishte paralajmëruar nga ndërkombëtarët që kur u bënë zgjedhjet që të mos tentohej të futeshin me forcë në komuna. Duhet të tregoheshin më të matur, shpesh në politikën e Kosovës mungon maturia. U diskutua që krerët e rinj të mos shkonin në zyrat e tyre por diku tjetër ku të ushtronin detyrën e tyre. Pushteti i tyre do jetë i përkohshëm se situata nuk do lejohet dhe do shkohet në zgjedhje të tjera në këto komuna"

Ish-kryediplomati shqiptar dhe historiani, Paskal Milo

Situatën e tensionuar të krijuar të premten në veri të Kosvës po e cilëso si një teatër të madhë politik ish-kryediplomati shqiptar dhe historiani, Paskal Milo.

Sipas tij, veprimi i kryeministrit, Albin Kurti, për të vendosur katër kryetarët në zyrat e komuanve përkatëse, ishte tërësisht i pamatur ndonëse ishte i paralajmëruar nga ndërkombëtarët.

“Kurti ishte paralajmëruar nga ndërkombëtarët që kur u bënë zgjedhjet që të mos tentohej të futeshin me forcë në komuna. Duhet të tregoheshin më të matur, shpesh në politikën e Kosovës mungon maturia. U diskutua që krerët e rinj të mos shkonin në zyrat e tyre por diku tjetër ku të ushtronin detyrën e tyre. Pushteti i tyre do jetë i përkohshëm se situata nuk do lejohet dhe do shkohet në zgjedhje të tjera në këto komuna. Nëse serbët marrin pjesë në këto zgjedhje dihet si do jetë rezultatin. Në Veri është e përcaktuar, nëse marrin pjesë në zgjedhje, serbët kanë shumicën. Kjo gjë ishte paralajmëruar të mos ndodhte. Ndaj reagimi nga ndërkombëtarët është kaq i madh. E paralajmëruan Kurtin, është pamaturi nga ana e tij. Nuk mbrohet sovraniteti me një akt taktik”, ka thënë ish-kryediplomati shqiptar, Paskal Milo për “Euronews Albania”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika