Tensionet në veri, Lajçak: Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë

"Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë"

Përfaqësuesi special I BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Emisari special i BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Mirosalv Lajçak, ka kërkuar që palët t’i kthehen dialogut pas tensioneve të fundit në veri të vendit, konkretisht, sulmit ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti një polic i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Gjithashtu, Lajçak ka dënuar sulmin ndaj policisë, duke theksuar se autorët duhet të dalin para drejtësisë “Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë”.

“Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është me viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar Lajçak.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika