Tensionohen diskutimet në mes të anëtarëve të VV-së në Komisionin për Arsim (VIDEO)

Ilustrim





Në vazhdën e diskutimeve në Komisionin për Arsim, Eman Rrahmanit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, iu mohua fjala nga kryetari i komisionit, deputeti i VV-së, Ardian Gola.

Gola e arsyetoi këtë veprim të tij duke thënë se Rrahmani nuk është anëtar i Komisionit dhe se “kishin një marrëveshje me sindikatat që të flasin vetëm ata që janë pjesë e këtij komisioni”.

E pastaj kur Gola i ka dhënë fjalën Rrahmanit pasi kishte marrë pëlqimin e përfaqësuesve të sindikatave, ai u largua nga mbledhja e komisionit.

E për këtë ministrja Nagavci i ka thënë “Të lutem Eman, mos e prish mbledhjen”.

 

Grevat e sindikatave kanë filluar që nga data 25 gusht e këtij viti dhe janë duke vazhduar ende. Kërkesë kryesore e tyre është shtesa prej 100 eurosh, deri në miratimin e Ligjit të Pagave, i cili tashmë është në konsultim publik.

Kryeministri i Kosovës është takuar me krerët e Këshillit Grevist, por nuk kanë arritur të gjejnë kompromis në lidhje me grevat. Të dyja palët pas takimit e kishin akuzuar njëra-tjetrën për dështim të një marrëveshjeje.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika