Ekipi i RTV Dukagjinit i cili po qëndron në komunën e Zveçanit për të raportuar situatën atje, ka njoftuar se misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka ndërhyrë në shpërndarjen e protestuesve në këtë komunë.
Gazetari Sylejman Sylejmani ka njoftuar se është gjuajtur edhe gaz lotsjellës, teksa shton se ka pasur edhe konfrontim në mes të KFOR-it dhe protestuesve.
Ai ka theksuar se nga ky konfrontim ka edhe pjesëtarë të lënduar nga KFOR-i.
Fillimisht KFOR-i, i ka paralajmëruar protestuesit që të shpërndahen por të njëjtit nuk janë bindur.
Protestuesit kanë hedhur shok-bomba dhe shishe në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it.
Ndërkohë janë dëgjuar edhe sirenat.