Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Obiliq nën dyshimin se ka tentuar të dhunojë një grua.
Pas intervistimit të të dyshuarit, i njëjti është dërguar në mbajtje ndërsa viktima për ekzaminim mjekësor.
Rasti vazhdon të jetë nën hetim teksa në raport është cilësuar si “Tentim dhunimi”.
“Pas një informate të pranuar, policia kanë shoqëruar në stacion dy persona (një femër dhe një mashkull), pasi intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa e femra është dërguar për ekzaminim mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.