Tentim kontrabande përmes autobusit në Vërmicë – shoferi deklaroi disa pajisje, por jo të gjitha

Një tentim kontrabande përmes autobusit është parandaluar në Vërmicë, ku shoferi i mjetit deklaroi disa pajisje, por jo të gjitha. Pas kontrollit janë gjetur komplet për telefona, i përbërë nga kufje, mbushës, në sasi totale 500 komplete, me vlerë mbi 6 mijë euro

Foto: Dogana e Kosovës

Është parandaluar një tentim kontrabande përmes autobusit në Vërmicë, ku pas ndalimit të mjetit, personi përgjegjës ka deklaruar se posedon shtatë kuti me mbajtëse të telefonit, duke prezantuar edhe deklaratën doganore shqiptare me pretendimin se ka paguar taksat doganore.

Mjeti është selektuar për kontroll të hollësishëm në vijën e dytë nën asistencën e policisë.

Foto: Dogana e Kosovës

“Kontrollimi është kryer detajisht dhe është hasur në mall të fshehur në pjesën e krevatit dhe në pjesët e ndryshme të bagazhit të autobusit”, thuhet në njoftim.

Pas hapjes së pakove është gjetur: komplet për telefona i përbërë nga kufje, power bank, mbushës, në sasi totale 500 komplete me vlerë mbi 6 mijë euro.

Foto: Dogana e Kosovës

“Malli gjithashtu është kontrolluar për marka të mbrojtura tregtare, mirëpo nuk ka të stampuar logon apo përshkrim tjetër që cenon të drejtën autoriale. Mallrat ndalet përkohësisht deri në një vendim të ardhshëm nga sektori i kundërvajtjes doganore”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika