Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, gjatë ditës diel i ka arrestuar edhe tre personave të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin tentim vrasje që ka ndodhur të shtunën (dje) në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.
Në njoftimin e policisë thuhet se hetimi fillestar dhe sqarimi i rrethanave rreth rastit, nga ana e hetuesve ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar: R. I, mashkull, 19 vjeç dhe G. H, mashkull, 19 vjeç.
Po ashtu masa e arrestit policor i është shqiptuat edhe njërit prej personave të lënduar: A.V, mashkull, 19 vjeç, i cili po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK.
Ndërsa, personi i parë në këtë rast është arrestuar të shtunën e katër marsit, pasi dyshohet se ka sulmuar dy persona me mjet të mprehtë.
“Menjëherë pas raportimit të rastit nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të Përgjithshme, është identifikuar dhe arrestuar njëri nga personat e dyshuar. I dyshuari: D.B, mashkull 19 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.