Theret me thikë një person në Deçan, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Një tentim vrasje ka ndodhur të dielën rreth orës 22:30 në Deçan. Policia ka bërë të ditur se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime, pasi i njëjti dyshohet se është therur me thikë nga i dyshuari, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur

Foto ilustruese

Një burrë është therur me thikë mbrëmjen e së dielës në Deçan, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Lidhur me rastin thuhet se është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika