Tentim vrasje në Ferizaj, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Një person, i dyshuar për tentim vrasje, është vetë-dorëzuar në polici në Ferizaj. Ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë

Një person, i cili dyshohet për tentim vrasje, është vetëdorëzuar në polici.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në komunën e Ferizajt, teksa bëhet e ditur se nga i dyshuari është sekuestruar pistoleta, me të cilën, dyshohet se e ka sulmuar viktimën.

Me vendim të prokurorit, ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Lidhur me rastin me datën 22.05.2023, në stacion policor është vetëdorëzuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar një pistoletë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika