Tentim vrasje në Ferizaj, sulmohet me armë zjarri një person

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rrethanat kishin ndodhur si shkak i një mosmarrëveshjeje. Ndërkaq, policia ka gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë në vendin e ngjarjes

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një burrë kosovar ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga një person, i cili njëherit kishte shtënë me armë në drejtim të tij.

Siç bën të ditur raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, rrethanat kishin ndodhur si shkak i një mosmarrëveshjeje.

“VRASJE NË TENTATIVË/Ferizaj 08.06.2023 – 22:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Viktima ka pësuar disa gërvishtje, për të cilat, ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Bëhet e ditur se Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika