Tentim vrasje në fshatin Vitomiricë të Pejës, vetëdorëzohen dy të dyshuarit

Foto ilustruese

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur të dielën në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ishte duke drejtuar veturën e tij, kur nga një lokal, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shtënë me armë zjarri ndaj tij.

Si rezultat, vetura e viktimës është goditur nga predhat e fishekëve në pjesën e pasme.

Në vendin e ngjarjes, njësitet relevante policore kanë gjetur dhe sekuestruar 8 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit.

Përveç dëmeve materiale në veturë, nuk raportohet për të lënduar.

“Vitomiricë – Pejë.  10.12.2023 – 01:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga një lokal dy të dyshuar meshkuj kosovarë kishin shtënë me armë zjarri dhe si pasojë vetura e tij në pjesën e pasme ishte goditur nga predhat e fishekëve. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 8 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuarit me iniciale K.K., i lindur në vitin 2003 dhe Gj.K., i lindur më 2006, janë vetëdorëzuar.

Të dyshuarit tashmë janë dërguar në mbajtje pas intervistimit me vendim të prokurorit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika