Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një person ka pësuar lëndime trupore pas goditjes me thikë. Rasti raportohet të ketë ndodhur në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person ka pësuar lëndime trupore pas goditjes me thikë të mërkurën e 30 gushtit.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Fushë-Kosovë, teksa viktima është dërguar në trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ky rast në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje  që kishte me viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika