Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i dyshuari në arrati

Dy persona janë lënduar pas një sulmi me thikë në Fushë-Kosovë më 18 dhjetor. Viktimat janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku njëri prej tyre është ndaluar për tretman mjekësor, ndërsa tjetri është liruar për në shtëpi. Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për këtë sulm ndodhet ende në arrati

Ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas goditjes me thikë të hënën e 18 dhjetorit.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Fushë-Kosovë, teksa viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Njëri nga viktimat është ndaluar për tretman mjekësor, ndërsa tjetri është liruar për në shtëpi.

Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari ndodhet në arrati.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht me armë të ftohtë (thikë) dy viktimat vëllezër meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim, njëri ndalet për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa tjetri është liruar në shtëpi. I dyshuari ndodhet në arrati”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika