Tentim vrasje në Gjilan, arrestohet një i dyshuar

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka goditur me mjet të mprehtë një të mitur. Rasti raportohet të ketë ndodhur në Gjilan, dhe i njëjti është cilësuar si vrasje në tentativë

Një person është arrestuar të mërkurën e tre majit, pasi i njëjti dyshohet se ka goditur me mjet të mprehtë një të mitur.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Gjilan, dhe i njëjti është cilësuar si vrasje në tentativë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit e më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Ndërkaq, me vendim të  prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i moshës së mitur, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të moshës së mitur. Viktima ndihmën e parë e ka pranuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas është dërguar në QKUK, Prishtinë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika