Tentim vrasje në Gjilan, një person ther me thikë dy persona të tjerë

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se ka ndodhur një tentim vrasje në Gjilan, ku një person ka therur me thikë dy të tjerë pas një mosmarrëveshjeje

Policia e Kosovës

Një vrasje në tentativë ka ndodhur të hënën e 29 janarit në Gjilan.

Një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht me thikë dy persona, të cilët pastaj janë dërguar për tretman mjekësor.

Në raportin e Policisë thuhet se e gjitha kjo ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Ndërkaq, i dyshuari gjendet ende në kërkim policor.

“Gjilan 29.01.2023 – 02:35. Dy viktimat, meshkuj kosovar, kanë pranuar tretman mjekësor, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika