Tentim vrasje në Kaçanik, i dyshuari në arrati

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga një person tjetër në Kaçanik. Pas rastit, viktima është dërguar në spital, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati

Policia e Kosovës

Një person është dërguar për tretman mjekësor pas lëndimeve trupore të marra nga një person tjetër në Kaçanik.

Kështu bëhet e ditur në raportin e përditshëm të policisë, ku rasti është iniciuar si “vrasje e mbetur në tentativë”.

I dyshuari gjendet në arrati, rasti vazhdon të jetë nën hetim.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor, pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika