Një burrë është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar në Kamenicë, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari kishte shtënë edhe me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:05, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.
“Viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari, i cili edhe kishte shtënë me armë. Në vendin e ngjarjes është hasur viktima, është gjetur një gëzhojë e revolës, kal.9 mm, ndërsa i dyshuari i lartcekur është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Po ashtu, sipas njoftimit të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të pësuara gjatë përleshjes fizike.