Tentim vrasje në Mitrovicë të Veriut, konfiskohen një granatë dore dhe një revole

Një person ka pësuar lëndime trupore pas goditjes me thikë. Rasti raportohet të ketë ndodhur në Mitrovicë të Veriut

Një person ka pësuar lëndime trupore pas goditjes me thikë të dielën e 5 nëntorit.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Mitrovicë të Veriut, teksa viktima është dërguar në trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës së Veriut.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore.

“Mitrovicë Veri  05.11.2023 – 22:25. Është raportuar se pas një zënke verbale viktima mashkull kosovar ishte sulmuar dhe therrur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore. Përveç njësive policore, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin si vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje dhe vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika