Tentim vrasje në Podujevë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit një person nga Podujeva është dërguar në mbajtje, nën dyshimet për tentim vrasje ndaj një personi tjetër

Policia e Kosovës-Ilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se është dërguar në mbajtje një person i cili dyshohet se ka tentuar ta vrasë një person tjetër. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur më datën gjashtë gusht të vitit 2022, kurse është raportuar më 27 tetor të po këtij viti.

“Në lidhje me rastin është raportuar se më 27.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, një rast tjetër i cilësuar nga Policia e Kosovës si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka ndodhur në komunën e Vushtrrisë.

Një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Policia pastaj ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka gjetur dy gëzhoja të armës AK-47, derisa kanë bërë të ditur se nuk ka të lënduar.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të AK-47, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika