Tentim vrasje në Podujevë, një person po trajtohet në QKUK

Një tentim vrasje ka ndodhur gjatë natës së të shtunës në një fshat të komunës së Podujevës. Si pasoj e një plumbi, një person ka marrë plagë dhe I njëjti po trajtohet në QKUK. Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se për rastin në fjalë janë intervistuar tre dëshmitarët

Foto ilustrim nga Klinika Emergjente në QKUK

Nata e 25 shkurtit mund të ishte fatale për një person në Peran të komunës së Podujevës. Teksa po shijonte pasditen në oborrin e shtëpisë së tij, i ndodhi një e papritur.

Dikush me armë qëlloi në drejtim të tij. Vetëm pak orë pas ngjarjes, gjendja e të plagosurit  duket të jetë stabile.

Të paktën kështu ka bërë të ditur për televizionin Dukagjini, Drejtori i Klinikës Emergjente në Prishtinë Naser Syla.

“Personi në fjalë është sjellë mbrëmë në Qendrën e Emergjencës. Gjendja e tij është stabile dhe për momentin i plagosuri gjendet për trajtim në repartin e Klinikes së Kirurgjisë Torakale”, ka deklaruar Naser Syla-Drejtor i Emergjencës.

Lidhur më këtë rast që kishte ndodhur gjatë orës 20:50, të natës së të shtunës, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se janë intervistuar tre dëshmitarët.

Sipas raportit të Policisë, njësitë relevante policore dhe njësiti K-9 kanë dal në vendin e ngjarjes derisa për tre dëshmitaret e  rastit, është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika