Tentim vrasje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar të mërkurën, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Viktima nuk ka pësuar lëndime

Policia e Kosovës (ilustrim)

Një person është arrestuar të mërkurën e 21 qershorit në Prishtinë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Në raportin 24-orësh të policisë, rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”.

Viktima thuhet se nuk ka pësuar lëndime, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Nga ky rast është konfiskuar një pistoletë me pesë copë fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me pesë copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq viktima nuk ka pësuar lëndime”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika