Tentim vrasje në Prishtinë, i dyshuari ende në arrati

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person deri më tani i panjohur, ka shtënë tri herë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Sipas policisë, viktima nuk ka pasur lëndime, teksa është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tri gëzhoja.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hilmi Rakovica”, në komunën e Prishtinës.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar, deri më tani i panjohur, ka shtënë 3 (tre) herë me armë zjarri në drejtim të viktimës, por i njëjti nuk ka pësuar lëndime. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 (tre) gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika