Tentim vrasje në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Sipas Policisë, viktimës fillimisht i është demoluar xhami i veturës e pastaj është shtënë në drejtim të tij me armë zjarri. Dorasi është në arrati dhe i panjohur nga autoritetet e sigurisë

Qytetarit L.V mbrëmë rreth orës 23:00 me metalin e armës iu goditë dritarja e veturës.

Pos saj, personi i njëjtë gjatë largimit me veturë gjuajti edhe me armë zjarri.

Krejt kjo ndodhi në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë të njohur ndryshe si rruga e Bledit.

Për këtë rast, menjëherë kanë reaguar një patrullë e Policisë së Kosovës të cilët nuk janë kthyer pa konfiskuar gjë.

“Njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë”.

Policia, nuk ka dhënë të tjera detaje sot kur është pyetur nga televizioni pos që i dyshuari nuk është identifikuar nga viktima dhe se rasti po vazhdon te hetohet.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur me armë ka goditur xhamin e veturës së tij, me ç’rast ka pësuar lëndime dhe gjatë largimit i dyshuari edhe ka shtënë me armë zjarri. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”.- Policia e Kosovës.

Televizioni ka tentuar të marr më shumë informata për gjendjen aktuale shëndetësore të viktimës por nga QKUK-ja nuk deshën të flasin.

Gjithsesi, Dukagjini merr vesh që viktima L.V nuk ishte plagosur nga gjuajtje me armë, por vetëm ishte lënduar, kurse motivet e rastit nuk dihen akoma.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika