Tentim vrasje në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar hetimet për tentim vrasje në komunën e Prishtinës

Ilustrim. Foto: REL

Një person nga Komuna e Prishtinës ka raportuar në polici se dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri afër shtëpisë së tij.

Policia e ka cilësuar këtë rast si “vrasje në tentativë”, teksa ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri afër shtëpisë se tij. Lidhur me rastin, njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një fishekë. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika