Tentim vrasje në Prizren, arrestohet një i dyshuar

Një person është arrestuar në Prizren pas një tentim vrasje me armë zjarri, i cili ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes pesë personave, ku një mashkull kosovar është plagosur dhe aktualisht po trajtohet në spitalin e Prizrenit

Ilustrim

Një mosmarrëveshje mes pesë personave ka përfunduar me një tentim vrasje në Prizren, mbrëmjen e së hënës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se viktima është një mashkull kosovar, i cili është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit.

Pas incidentit, katër të dyshuar janë intervistuar nga autoritetet lokale.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Prizren  08.01.2024 – 17:00. Pas një mosmarrëveshjeje në mes të pesë personave, njëri prej të dyshuarve ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar, i cili është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Si provë materiale është konfiskuar një pistoletë dhe rasti mbetet nën hetim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika