Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, nën dyshimin se kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me një grua pa dëshirën e saj.
Sipas njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
“Magjistralja Prishtinë-Ferizaj 10.12.2024-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare pa dëshirën e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti është iniciuar si “Tentim dhunimi”.