Tentoi ta dhunonte një të mitur në Istog, arrestohet i dyshuari

Një person në Istog është arrestuar, pasi ka tentuar ta dhunojë një të mitur. Rastin e ka raportuar babai bashkë me viktimën, e cila ka deklaruar se i dyshuari më 31 mars ka tentuar ta dhunojë

Ilustrim

Një person i dyshuar për veprën penale “Tentim dhunimi” është arrestuar të enjten e 23 marsit.

Në një komunikatë për media nga Policia e Kosovës thuhet se nё stacionin Policor nё Istog ka ardhur prindi i viktimёs sё bashku me të miturën, e cila ka deklaruar se më 21 shkurt të vitit 2023, njё person i rritur ka tentuar ta dhunojë.

Policia menjëherë ka marrё masat adekuate, duke intervistuar viktimёn nё prezencёn e punёtorit pёr punё sociale, psikologut dhe mbrojtësit tё viktimave.

“I dyshuari ёshtё kontaktuar nga Policia, mirëpo i njëjti nuk ёshtё lajmёruar, sot me datё 23.03.2023 ёshtё arrestuar i dyshuari”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48-orё.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika