Tentoi ta godasë me automjet një zyrtar në Prizren, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një i dyshuar, pasi derisa ishte duke drejtuar automjetin-autobus, nuk i është bindur urdhrit të inspektorit komunal të KK-Prizren për t’u ndalur për kontroll, dhe të njëjtin ka tentuar ta godasë me automjet

Policia e Kosovës (ilustrim)

Një person është arrestuar, pasi ka tentuar ta godasë një person zyrtar me automjet.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prizren, të martën e 26 shtatorit.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se zyrtarit i është ofruar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar automjetin-autobus, nuk i është bindur urdhrit të inspektorit komunal të KK-Prizren për t’u ndalur për kontroll dhe të njëjtin ka tentuar ta godas me automjet. Zyrtarit komunal i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ky rast, në raportin e policisë është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika