Tentoi të grabisë një bankë në Split, i riu vritet në shkëmbim zjarri me policinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Splitit në Kroaci mesditën e kësaj të premteje, ku një i ri mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me policinë.

Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, kur i riu tentoi të grabiste një bankë në qendër të qytetit. Ai hyri i armatosur dhe kërcënoi punonjësit për t’i detyruar të dorëzonin paratë. Megjithatë, ndërhyrja e shpejtë e rojës së sigurisë bëri që ai të zmbrapsej dhe të largohej pa arritur qëllimin e tij.

Në përpjekje për t’u arratisur, grabitësi u përball me një patrullë policie pranë bankës. Sipas dëshmitarëve, ai nxori armën dhe qëlloi drejt efektivëve, të cilët reaguan menjëherë duke hapur zjarr në kundërpërgjigje. Nga të shtënat, grabitësi mbeti i plagosur rëndë dhe humbi jetën në vendngjarje.

Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetime për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes. Po ashtu, autoritetet po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të kuptuar nëse i dyshuari kishte ndonjë bashkëpunëtor apo nëse ngjarja ishte planifikuar më herët.

Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët, të cilët u larguan me shpejtësi nga zona sapo dëgjuan të shtënat.

Policia ka bërë thirrje për qetësi dhe ka siguruar qytetarët se situata është nën kontroll. Për momentin, nuk raportohet për viktima apo të lënduar të tjerë nga shkëmbimi i zjarrit.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika