Tentoi të martonte me dhunë një shtetase të huaj, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Gjilan, pasi dyshohet se ka tentuar ta martojë me forcë një grua me shtetësi të huaj

Gjilani

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan nën dyshimet se ka tentuar që të martojë me dhunë një shtetase të huaj.

Në raportin e përditshëm të policisë, thuhet se viktima është dërguar në strehimore, ndërsa në vendin e ngjarjes është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Gjilan 20.02.2023-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka tentuar që pa dëshirën e saj ta marton viktimën femër kosovare me shtetësi të huaj. Viktima është dërguar në strehimore. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika