Tentoi t’i godasë me veturë, polici përdor armën për vetëmbrojtje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Gjilan ku një polic ka përdorur në vetëmbrojtje armën e zjarrit pasi një person ka tentuar ta godasë atë me veturë si dhe zyrtarë tjerë policorë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një polic në shenjë vetëmbrojtje ka përdorur armën e zjarrit, pasi një person ka tentuar ta godasë me automjet atë, së bashku me disa zyrtarë policorë.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Gjilan, ku i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur.

Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar, ndërsa vazhdon të jetë në procedura hetimore.

Rasti në raportin e përditshëm të policisë është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

“Gjilan 01.06.2023-23:00Njësiti policor duke tentuar ta ndalojnë të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti për t’iu shmangur ndalimit, ka tentuar t’i godasë me automjet zyrtarët, ku njëri nga zyrtarët policorë në vetëmbrojtje ka përdorur armën e zjarrit. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika