Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Leposaviq, ditën e martë. Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personi i ndaluar dyshohet për dhënie ryshfeti ndaj zyrtarëve policor.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari kishte ofruar para zyrtarëve policorë në mënyrë që ata të mos i shqiptonin një tiketë kundërvajtëse
“Rruga Nacionale, Mitrovicë – Leposaviq / 08.04.2025 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti u kishte ofruar para zyrtarëve policorë në mënyrë që ata të mos i shqiptonin një tiketë kundërvajtëse. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor.