Njëri nga të dyshuarit është arrestuar pasi kishte tentuar t’i fusë në veturë dy të mitura së bashku me vëllaun e tij, i cili gjendet në arrati, bën të ditur Policia e Kosovës.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur përgjatë të premtes, në Istog.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se së bashku me vëllain e tij, i cili gjendet në arrati, duke i mashtruar i kishin ngacmuar dhe tentuar t’i fusin në veturë dy viktimat e mitura femra kosovare”, thuhet në raport.
Ndër të tjera, bëhet e ditur se i dyshuari i cili është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.