Tentuan ta kalonin detin nga Turqia, katër emigrantë mbyten në ishullin grek Lesbos

Katër emigrantë janë mbytur derisa kishin tentuar të kalojnë nga Turqia në Greqi nëpërmjet detit, ndërsa numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Greqi ka shënuar një rritje të ndjeshme këtë vit

Emigrantët e shpëtuar zbarkojnë një anije të Rojës Bregdetare Helene në portin e Mytilene, pas një mbytjeje anijeje në të cilën katër migrantë u mbytën, jashtë ishullit Lesbos, Greqi, 28 gusht 2023, Rueters.

Roja Bregdetare e Greqisë ka raportuar se katër emigrantë janë mbytur në ishullin grek, Lesbos, derisa po tentonin të kalonin detin nga Turqia.

Autoritet kanë konfirmuar se 18 emigrantë të tjerë kanë shpëtuar nga kjo tragjedi. Megjithatë, detaje të tjera për ngjarjen nuk janë ofruar nga roja bregdetare.

Ky incident vjen pas një ngjarjeje të ngjashme më 19 gusht, kur autoritetet greke shpëtuan rreth 60 emigrantë që po përpiqeshin të kalojnë nga Turqia në ishujt lindor të detit Egje me mjete lundrimi gomone.

Sipas të dhënave të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatë (UNFCR), numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Greqi këtë vit është rritur ndjeshëm, me mbi 15.600 persona, prej të cilëve, gati 12.000 janë arritur përmes detit.

Në qershor u raportuan tragjedi të tjera në ujërat ndërkombëtare të Greqisë, me qindra njerëz që humbën jetën pasi barkat e tyre u përmbysën në rrugën drejt Italisë nga Libia.

Zyrtarët grekë kanë fajësuar konfliktet në Afrikë dhe rritjen e trafikimit në Turqi për rritjen e numrit të emigrantëve. Kushtet e mira verore për lundrim gjithashtu janë faktor tjetër që ka kontribuuar në rritjen e migracionit në këtë rajon.

Qeveria greke ka deklaruar se nuk ka ndryshuar politikën e saj për interceptimin e anijeve në det, politikë e cila kishte ulur numrin e emigrantëve në vitet e fundit.

Megjithatë, grupet për të drejtat e njeriut akuzojnë Greqinë për dëbime të jashtëligjshme verore të emigrantëve që tentojnë të arrijnë në bregdetet greke nga Turqia, një akuza që Athina e mohon fuqishëm.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika