Tentuan t’ia inskenojnë ikjen drejt Shqipërisë që ta vrasin më pas; Koci rrëfen si u organizua ngjarja nga shqiptarët e UDB-së

Gani Koci ka zbuluar përpjekjet e UDB-së jugosllave për të inskenuar arratisjen dhe vrasjen e tij në vitin 1981. Ai ka përshkruar se si shqiptarët e përfshirë në UDB e kishin marrë në një veturë dhe e kishin dërguar afër kufirit me Shqipërinë...

Gjykimin e kishte më 27 gusht të vitit 1981, por disa më herët UDB-a jugosllave tentoi t’ia inskenojë ikjen e tij drejt Shqipërisë, që më pas ta vrasë kinse për arratisje.

Ish i burgosuri politik, Gani Koci, tregon se si shqiptarët që ishin pjesë e UDB-së famëkeqe, Asllan Sllamniku, Lutfi Ajazi, pos të ishin regjisorë filmi, inskenuan planin për vrasjen e tij. Plan që iu dështoi falë rezistencës së Kocit.

“Para gjykimit vijnë kah ora 9 e mbrëmjes, më marrin dhe më shtinë brenda një veture. Në atë veturë Asllan Sllamniku, Ramqi dhe Lutfi Ajazi dhe nuk e disha se ku po më çojnë… pak pa shku te rrethi i spitalit… aty doli një qenë përpara kerrit ku edhe frenoj shoferi, Asllan Sllamniku tha qëky qen shpëtoj, po nuk e di qëky tjetri mbrapa a do me na shpëtu sonte a jo. Për mua e kishte fjalën. Dhe mua më shkoj mendja se ku po me çojnë, për çfarë ekzekutimi…por gjithashtu më shkoj mendja edhe për detektorin e rrenëve… e mbaj mend tabelen Suharekë që shkruante”.

Koci ka treguar se si Asllan Sllamniku në dalje të Suharekës kishte zbritur nga vetura dhe përmes radiolidhjes kishte komunikuar me policinë.

“Gani Koci ka ikur nga burgu dhe po tenton me kalu kufirin dhe duhet me u mobilizu”, citon Koci famëkeqin Sllamniku.

Sipas Kocit, e dërguan diku afër kufirit me Shqipërinë dhe i kërkuan që të dalë nga vetura e të ikë drejt kufirit shqiptar.

“E lëshuan asfaltin, hynë në njëfarë rruge si rrafshnaltë, natë, aq mujsha me perceptu edhe më thanë fol a ki cka me thanë? Unë ju thashë s’kam çka flas kurgjo. Më thanë dil prej veture, u thashë s’dal. S’dal prej veture, dhe filluan me shkelma, me shtyjshin me dal, unë rezistojsha. Me të shti në veturë, të shtin lehtë, por me të nxjerr është shumë vështirë. Më thanë dil prej veture se këtu është kufiri me Shqipërinë dhe nëse i shpëton plumbave tonë dhe të kufitarëve thanë s’ki me i shpëtu ujqve dhe arushave këndej”.

Teksa ishte duke rezistuar që të mos dalë nga vetura, Koci goditet me dorezën e revolverit, aty humb ndjenjat e nuk kthjellet deri në Komoran të Drenasit.

Koci kujton se është kthyer në burgun e Prishtinës rreth orës 5 ose 6 të mëngjesit.

E po atë ditë, disa orë më vonë nën shoqërimin e inspektorit Faik Nura, ia kishin sjellë psikiatrin Skender Bonjakun.

Sipas Kocit, Boshnjaku gjatë ekzaminimit i kishte thënë Faik Nurës se “Ganiu po simulon”.

“Grahni se e ban hala (vazhdoni me torturat)”, iu kishte Boshnjaku – siç citon Koci – UDB-ashëve shqiptarë që po e torturonin që disa muaj.

“Sot e atë ditë ky njeri më ngjall më shumë neveri, ky për shkak të profesionit të tij se sa këta (UDB-ashat)”, ka thënë Koci në “Debat Plus”, teksa shton se njerëzit nuk janë në dijeni për të bëmat e Skender Boshnjkaut ndaj shqiptarëve gjatë regjimit jugosllav.

Koci tregon se me të nuk është takuar pas burgut, por se vetëm e ka parë nga distancë.

“Ne s’jemi njerëz që hakmerremi dhe s’kemi dashtë me u hakmarrë, as sot”, ka shtuar Koci, teksa ka kërkuar që njerëzit që ishin pjesë e sistemit jugosllav dhe keqtrajtuan shqiptarët duhet të verifikohen nëse pretendojnë pozita në institucionet shtetërore e publike të Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika