Teqja e Madhe në Gjakovë përcjellë indinjatën e thellë për “aktin vandal e makabër të grabitjes në Teqe”

Teqja e Madhe e Gjakovës ka përcjellur indinjatën e thellë për “aktin vandal e makabër të grabitjes në Teqe”.

Kështu thuhet në një komunikatë për media ku theksohet se shuma e parave dhe gjërvae të tjera me vlerë, e grabitur në Teqe, ishte një pjesë e kursimeve disavjeçare tëShehut të Teqes së Madhe.

“Teqja e Madhe e Gjakovës përcjellë indinjatën e thellë për aktin vandal e makabër të grabitjes në Teqe. Shuma e parave ishte pjesë e kursimeve të Shehut, familjes Shehu dhe besimtarëve, me qëllim të investimit në rindërtimin përfundimtar të objektit të Teqes së Madhe në Marash-Hisar të Prizrenit”, thuhet në komunikatë.

Përmes kësaj komunikate është kërkuar nga organet e rendit që të zbardhet në plotni rasti.

“Shpresojmë që shumë shpejt organet e rendit dhe të drejtësisë ta kryejnë punën e tyre dhe ta zbardhin në plotni këtë rast”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika