Tërhiqen avokatët e Thaçit, “shkak” mospagesa

Avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilët po e mbrojnë në rastin e tij në Hagë, raportohet se kanë paralajmëruar tërheqjen nga kjo detyrë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ekipi mbështetës i përbërë nga Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenberg Legal Associates dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në rastin e tij në Gjykatën Speciale.

Si arsyetim në kërkesë është përmendur moskryerja e obligimeve ndaj tyre.

“Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenbuerg Legal Associates dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimin nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Në njoftim është përfshirë kërkesa zyrtare e mbrojtjes së Thaçit, derisa thuhet se sipas rregullores, kur të caktohet grupi tjetër i mbrojtjes, avokatët paraprakë duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë “në një periudhë prej jo më shumë se 45 ditë”.

Ndryshe, Gregory Kehoe u emërua këshilltar drejtues nga sekretari për të përfaqësuar z. Thaçi më 25 maj 2021.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika