Tërmet i lehtë në Kosovë

Ilustrim

Një tërmet i lehtë me 2.6 shkallë të Rihterit, ka ndodhur 5 kilometra në veri të Pejës, gjatë të premtes, rreth orës 14:59, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane të Mesdheut (EMSC),

Për këtë termet ka reaguar drejtori ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) dhe njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, i cili ka thënë të ndjeken informatat zyrtare të lëshuara nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, duke shmanguar panikun për rrezikun e mundshëm.

“Qytetarët e Kosovës dhe mediat në vend, duhet ndjekur informatat zyrtare të lëshuara nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, duke shmangur panikun për rrezikun e mundshëm”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ndërsa, drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka thënë për Telegrafin se nuk ka vend për panik pasi tërmeti ishte i intensitetit të ultë.

“Në këto kohë tërmete të këtij intensiteti i kemi të shpeshta dhe nuk ka arsye për panik pasi nuk krijojnë dëme”, ka thënë Mustafa.

Mustafa tha më tej se bazuar në ligj e kanë të obligueshme që të lajmërojnë tërmetet kur janë mbi 3.5 shkallë të Rihterit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika