Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter ka tronditur Greqinë në orët e vona të së hënës.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua 16 kilometra larg Nea Propondia-s, afër qytetit të Selanikut, me një thellësi prej rreth 14.5 kilometrash.
Sipas Qendrës Gjeologjike të SHBA-së, lëkundjet janë ndjerë edhe në shtetet fqinje, si Bullgaria, Turqia dhe Maqedonia e Veriut.
Ende nuk ka informacione për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.