Serbia është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.6, i cili u regjistrua rreth orës 20:46 të së dielës.
Epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra në verilindje të Vranjës, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Dridhjet janë ndjerë edhe në disa qytete të Kosovës, duke përfshirë Prishtinën dhe zonat përreth, të cilat ndodhen rreth 68 kilometra larg nga epiqendra.
Deri më tani, nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.