Tërmet në Çanakala të Turqisë

Një tërmet me magnitudë 4.6 shkallë të Rihterit është regjistruar në Turqi të martën, me epiqendër në qytetin Çanakala

Një tërmet është regjistruar në Turqi të martën, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Nga EMSC-ja është bërë e ditur se tërmeti me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter kishte epiqendër në rrethin Biga të qytetit Çanakala.

Është konstatuar se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash.

Po ashtu, edhe disa tërmete të tjera janë regjistruar gjatë ditës, por dridhjet ishin më të vogla.

Kryetari i Bashkisë së Çanakkales, Ulgyr Gokhan, në deklaratën e tij për mediumin Haberturk, ka thënë se nuk ka pasur asnjë ndikim në qendër të qytetit.

“Është një nga tërmetet që ndodh shpesh në këtë rajon. Nuk ishte shumë i fortë. Nuk ka pasur asgjë për shkak të panikut”, ka shtuar ai.

Sipas tij, nuk ka raportime për dëme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika