Lëkundje tërmeti janë ndier të dielën e nëntë tetorit rreth orës 15:00 në Shqipëri, më saktësisht, në qytetin e Elbasanit.
Këtë e ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC), duke njoftuar se dridhjet ishin të magnitudës 3.6 shkallë.
Ndërsa, sipas EMSC-së, epiqendra ishte 8 kilometra nga Elbasani dhe 25 larg Tiranës, me thellësi 10 kilometra.

Ndërkaq, raportohet se lëkundjet janë ndier edhe në Tiranë. Por, deri më tani nuk raportohet për të lënduar ose dëme materiale.