Një lëkundje e lehtë tërmeti është ndjerë paraditen e së hënës në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera të vendit.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 3,6 i shkallë të rihterit, me epiqendër 19 kilometra në juglindje të Pukës.
Nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale.