Tërmet në Turqi, 35 të lënduar

Një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter ka goditur Turqinë perëndimore mëngjesin e së mërkurës, duke i lënë të lënduar 35 persona. Gjersa ka pasur edhe shembje të mureve, shtëpive e vendeve të punës

Ilustrim





Një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter ka goditur zonën e Turqisë perëndimore pranë qytetit të Duzca, rreth 210 kilometra në lindje të qytetit më të madh turk, Stambollit, shkruan Duvar.

Lëkundjet siç shkruan gazeta turke ishin mjaft të forta dhe u ndien në Stamboll dhe kryeqytet, Ankara. Të paktën 35 persona u lënduan, kanë thënë zyrtarët.

Përllogaritjet e thellësisë së tërmetit variojnë nga 2 deri në 10 kilometra.

Raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike në rajon.

Ndër të tjera, banorët tregohet se kanë ikur nga apartamentet e tyre dhe kaluan natën jashtë.

Ilustrim, huazuar nga gazeta turke Duvar

Më pas, tërmeti i dytë me magnitudë 4.7 u regjistrua 20 minuta pas të parit.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, ka thënë se nuk kishte asnjë informacion për të vdekur.

Fotot nga Duzce tregojnë shumë njerëz të grumbulluar jashtë, të mbështjellë me batanije, duke përdorur zjarre të improvizuara për t’u ngrohur.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika