Tërmeti 7.2 shkallë godet një gadishull të Alaskës

Vëzhguesi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se një tërmet 7.2 shkallësh i Rihterit e ka goditur një gadishull të Alaskës

Fotografi ilustruese. Foto: Mark Thlessen (AP)

Vëzhguesi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se një tërmet 7.2 shkallësh i Rihterit e ka goditur një gadishull të Alaskës.

Agjencia ka thënë se dridhjet janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës, rreth 89 kilometra në jugperëndim të qytezës së vogël Sand Point.

Qendra Kombëtare për Paralajmërime për Cunami në Alaska e ka zvogëluar ndërkohë një paralajmërim për cunami për jugun e Alaskës.

“Për brigjet e tjera në SHBA dhe pjesën kanadeze të Paqësorit, nuk ekziston rrezik për cunami”, është thënë në njoftim.

Alaska është goditur nga një tërmet 9.2 shkallësh në mars të visit 1964, njëherësh tërmeti më i fuqishëm që është regjistruar ndonjëherë në Amerikën Veriore.

Për pasojë ishte krijuar një cunami në Gadishullin e Alaskës dhe në Havai. Të paktën 250 persona patën vdekur nga tërmeti dhe cunami. /REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika