Tërmeti me magnitudë 5.4 godet Greqinë

Greqia është goditur mëngjesin e së enjtes nga një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës së Rihter. Sipas Institutit Sizmologjik në Athinë, epiqendra e tërmetit ka qenë jugperëndimi i Greqisë, te zona detare në afërsi të ishullit të Zakinthos

Ilustrim

Një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës së Rihter ka goditur Greqinë. Ky termet ka ndodhur mes ishullit të Zakinthos dhe Kefalonias në orën 10:36.

Sipas Institutit Sizmologjik në Athinë, epiqendra e tërmetit ka qenë jugperëndimi i Greqisë, te zona detare në afërsi të ishullit të Zakinthos.

Thellësia e tërmetit vlersohet të ketë qenë 8.8 kilometra. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Pas gjysmë ore ka ndodhur një tjetër pasgoditje me magnitudë 3.7 ballë.

Instituti Sizmologjik EuroMesdhetar ka treguar se tërmeti me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka pasur një kohëzgjatje të gjatë.

Sa i përket lëkundjeve sizmike, ato janë ndier në Nafpaktos, Janinë, Patra dhe Agrinio.

Prej orës 11:16 në zonë janë regjistruar shtatë pasgoditje.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika