Tërmeti në Marok – Përpjekjet e shpëtimit do të jenë të vështira

Mediat ndërkombëtare raportojnë se pas tërmetit në Marok, shpëtimtarëve mund t'u duhen ditë të arrijnë në zonat që përbëhen nga ndërtesa të vjetra

Foto: Reuters

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok pritet të rritet edhe më tej.

Raportet thonë se ka vështirësi të mëdha për të arritur në fshatrat e largëta në malet e Atlasit që u goditën rëndë nga tërmeti.

BBC raporton se mund të duhen ditë përpara se shpëtimtarët të arrijnë në ato fshatra që përbëhen kryesisht nga ndërtesa të vjetra.

Qytetarët thonë se tërmeti është ndjerë edhe në Ishujt Kanarie, në brigjet e Marokut dhe në Algjeri.

Më herët u raportua se numri i viktimave nga ky tërmet është rritur nga 296 në 632.

Lexo dhe: Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok, nga 296 në 632

Kështu ka raportuar Televizioni i Marokut.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika