Tërmeti në Marok, reagon Kurti

Kryeministri Kurti ka reaguar lidhur me tërmetin që goditi Marokun ditën e djeshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me tërmetin që goditi Marokun ditën e djeshme.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti e ka cilësuar tërmetin si “lajm i tmerrshëm”.

“Lajm i tmerrshëm për tërmetin e Marokut dhe humbjen shkatërruese që ka sjellë. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur, si dhe me ata të përfshirë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit gjatë kësaj kohe sfiduese”, ka shkruar Kurti.

Numri i të vdekurve nga tërmeti i së shtunës në Marok ka arritur në 2012 dhe rreth 2059 të tjerë u plagosën – nga të cilët, 1,404 ishin në gjendje kritike.

Lexo dhe: Mbi 2 mijë të vdekur nga tërmeti në Marok

BBC raporton se këtë e kanë thënë zyrtarët.

Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi Marokun pak pas orës 23:00 (22:00 GMT) të premten mbrëma.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika